Lais Ribeiro së fundmi ka tërhequr vëmendjen me pozat e saj fushatën e re të markës luksoze ‘Victoria’s Secret’, si edhe për revistën e popullarizuar Sports Illustrated.
Braziliania ka qenë në ‘formacionin’ e përhershëm të ‘Victoria’s Angels’ që nga viti 2015.
Që atëherë, bukuroshja ka qenë një nga modelet më të kërkuara në industrinë e modës.
Puna e saj për këtë markë luksoze monitorohet nga afër, ndërsa fansat e admirojnë 30 vjeçaren.
Bukuroshja me këmbë të gjata vesh të brendshme dhe bikini të ndryshme, duke mos i përjashtuar ato të bardha, të zeza dhe bezhë, përveç të brendshmeve, fokusi është në bukurinë e saj natyrore dhe përbërjen e butë. /Telegrafi/