Telegrafi

Me poza provokuese, Mariah paralajmëron fansat për koncertin (Foto)

Mariah Carey vërteton çdo ditë e më shumë se është një “showgirl” e vërtetë.

Në prag të koncertit të saj të fundit në Las Vegas, 46-vjeçarja ka postuar fotografi shumë provokuese në Instagram.

Këngëtarja ua mundësoi fansave një pamje nga veshja që do të përdorë për shfaqjen në “Caesar’s Palace”.

Siç shihet nga dy imazhet e postuara nga Mariah, kjo veshje i nxjerr në pah të pasmet.