Telegrafi

Povetkin dhe Hunter ndahen baras në super meçin 12 raundesh

Alexander Povetkin dhe Michael Hunter janë ndarë me barazim në përballjen e tyre të peshave të rënda.

Boksieri rus dhe ai amerikan janë rrahur mes vete si nxehje para ndeshjes së madhe në mes të Anthony Joshua dhe Andy Ruiz.

Megjithatë, edhe pse në një përballje titanësh, fitorja nuk shkoi për asnjërin prej boksierëve pas 12 raundeve.

Gjyqtarët vendosën me vendim unanim ta mbyllin takimin me barazim.

Pas meçit, të dy boksierët u panë të gatshëm për revansh. /Telegrafi/