Site icon Telegrafi

Poundi britanik humb vlerë pas kritikave të Trumpit ndaj May

Sterlina britanike humbi terren kundrejt euros dhe dollarit në fillim të seancës evropiane, penalizuar nga deklaratat e Donald Trump, i cili kritikoi qëndrimin e kryeministres Theresa May për BREXIT-in.

Donald Trump e kritikoi në mënyrë të ashpër, në fillimin të vizitës së tij, planin për BREXIT të Kryeministres May dhe ka zbehur shpresat për një marrëveshje tregtare dypalëshe, sqaruan analistët e Commerzbank, duke parashikuar “turbulenca” për sterlinën, përcjell Telegrafi.

Në një intervistë për tabloidin britanik “The Sun”, Trump deklaroi se plani aktual i May-it, që favorizon ruajtjen e një marrëdhënieje të ngushtë me Bashkimin Evropian do të pengonte me gjasa mundësinë e arritjes së një marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kritika e fundit e Trump është një goditje edhe më e ashpër për May, e cila e mburri forcën e lidhjes transatlantike, duke e parë si një mundësi “të paprecedentë”. /Telegrafi/

Exit mobile version