Telegrafi

Poulsen: Juves i duhen tri pikë ndaj Bolognas

Juve barazoi në mesjavë ndaj Genoas duke lejuar kështu që të barazohet me pikë me Interin pas xhiros së pestë, prandaj Poulsen kërkon pikë të plota në fundjavë.

“Luajtëm mirë dhe bëmë presion te Genoa që nga fillimi. Përkundër rezultatit, luajtëm futboll të shkëlqyer”.

“Kundër Bolognas luajmë në shtëpi dhe është e qartë se kjo është një tjetër ndeshje e rëndësishme për ne. Shpresojmë ta marrim rezultatin e duhur”, ka thënë Poulsen për “Il Corriere Dello Sport”.