Graham Potter ka thënë pas ndeshjes se barazimi i Chelseat ndaj Manchester United ishte i merituar, por nuk e di nëse bënë më shumë për të fituar.
The Blues barazuan 1-1 në shtëpi ndaj Djajve të Kuq në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier, në luftën për top katërshe.
“30 minutat e para mendova se Manchester United ishte më i mirë dhe na detyroi të bënim ndryshime. Na u desh të përshtateshim, të përpiqeshim të merrnim një lojtar tjetër në mesfushë dhe t’i bënim pak më shumë presion. Ata po i ndërtonin sulmet e tyre me lehtësi dhe po na shtypnin, kështu që ne duhej ta rregullonim atë pjesë”.
Thoughts from our head coach after #CheMun. 💬 pic.twitter.com/i1jtAms6Rx
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 22, 2022
“Që nga ajo pikë, mendova se bëmë mirë në lojë. Sigurisht që jemi të zhgënjyer që pësuam gol në fund, por gjatë lojës, mendoj se një pikë është e duhura për ne. Nuk mendoj se mund të ulemi këtu dhe të themi ne e merituam të fitonim sepse nuk bëmë mjaftueshëm për të fituar ndeshjen nuk mendoj. Por, sa i përket përpjekjes, ajo që bënë djemtë ishte e mahnitshme. Ishte një përpjekje fantastike nga lojtarët dhe unë jam krenar për ta për atë që treguan”.
“Kuptimi në lojë ishte se ne po pushtonim pak në mesfushë dhe kishim nevojë për një lojtar shtesë atje për të krijuar pak më shumë presion dhe për t’i ndaluar ata të ndërtonin sulmet e tyre, dhe për këtë arsye ta bënim më të vështirë për ne të ndërtonim tonat. Është thjesht një ndjenjë që kisha. Nuk ishte aspak një vendim i lehtë për t’u marrë, por djemtë u përgjigjën shumë mirë dhe dhanë gjithçka”.
🗣 "A point is about right, I don't know whether we did enough to win it."
Graham Potter felt a draw with Manchester United was a fair result in the end pic.twitter.com/hnxNbUle5c
— Football Daily (@footballdaily) October 22, 2022
“Ne ishim gati aty, por na munguan pjesët e fundit dhe mendoj se kjo është një zonë, loja jonë sulmuese, mund të themi se mund të bëjmë më mirë. Ishte një ndeshje intensive, e luftuar kundër një ekipi në një moment të mirë”.
“Të gjithë kanë pasur orarin që kanë pasur, kështu që nuk është e drejtpërdrejtë, por është diçka që ne mund ta përmirësojmë siç thashë. Shpirti, bashkimi, përpjekja, personaliteti i lojtarëve, ishte e mahnitshme”, ka shtuar më tej Potter. /Telegrafi/