Telegrafi

Potter debuton me fitore te Chelsea në Ligën Premier: The Blues triumfojnë në udhëtim te Crystal Palace

Chelsea ka fuituar 2-1 në udhëtim te Crystal Palace në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Odsonne Edouard, që u asistua prej Jordan Ayew.

Por, The Blues nuk u dorëzuan dhe u rikthyen në lojë me golin e Pierre-Emerick Aubamyang në minutën e 38-të, që ishte goli i parë në fanellën e Chelseat, me një asistim të Thiago Silvas.

Në 45 minutat e dytë, skuadra që drejtohet nga Graham Potter dominoi plotësisht dhe ia doli të shënonte golin e fitores fare në fund.

Ishte Conor Gallagher që në minutën e 90-të nga distanca ia doli t’ia sillte tre pikë Chelseat, duke i shënuar ish-skuadrës që e kishte si të huazuar në edicionin e kaluar.

Pas javës së nëntë, Chelsea gjendet në vendin e pestë me 13 pikë, ndërsa në xhiron e dhjetë do ketë punë me Wolvesin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore