Telegrafi

Pothuajse zyrtare, Ibra lojtar i ri i Unitedit

Zlatan Ibrahimovic është lojtar i ri i Manchester United.

Sky Sports raporton se Ibra ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me opsion vazhdimi me gjigantin nga Old Trafford.

Gjithçka është perfekt dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar me orët në vijim më së largu deri 1 ditë para ndeshjes së parë të Suedisë në evropian.

Suedezi u spekulua tash e sa kohë për një kalim te United që prej se Mourinho u tha se do të marrë drejtimin e klubit nga Old Trafford.

Mourinho dhe Ibra punuan te Interi në sezonin 2008/2009, kohë që suedezi e cilësoi si fantastike. /Telegrafi/