Të martën nga ora 19:00 në Budapest, Kosova do të jetë mysafir i Hungarisë, në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars.
“Dardanët” vijnë pas një fitore si mysafir ndaj Armenisë me rezultat 1-0, ku Milot Rashica shënoi golin e vetëm në ndeshje, ndërsa kishin edhe disa raste të tjera për gol.
Në anën tjetër edhe Hungaria vjen pas një fitoreje ndaj Turqisë në shtëpi me rezultat 1-0 më golin e shënuar nga Dominik Szobozslai nga pika e bardhë.
Biletat për ndeshjen pothuajse janë shitur të gjitha sipas mediave hungareze dhe një rezultat pozitiv ndaj Hungarisë, do të ishin me vlerë shumë të madhe për Kosovën, që tani udhëhiqet nga Franco Foda.
📲| Almost all tickets for the 🇭🇺 Hungary-Kosovo 🇽🇰 match are sold out.
Tickets available here: https://t.co/l5HlIvwgUY pic.twitter.com/1umvet8hYg
— Hungarian Football Xtra (@HunFootballXtra) March 24, 2024
Në “Puskas Arena”, të premten ndaj Turqisë, prezent ishin plot 58 mijë shikues, gjë që pritet sërish një numër i ngjashëm.
Pra Kosova e Franco Fodas do të ketë një kundërshtar shumë të fortë përballë dhe me përkrahje të madhe.
Përzgjedhësi i Hungarisë, Marco Rossi, nuk ishte shumë i kënaqur me paraqitjen ndaj Turqisë edhe pse fituan, ndërsa ndaj Kosovës paralajmëroi se do tu jap rastin disa lojtarëve të rinj.
“Në ndeshjet e radhës (ndaj Kosovës) më shumë lojtarë që nuk kanë paraqitje do të kenë rastin për debutim me kombëtaren”, ka thënë Rossi.
Hungaria ka siguruar një vend në Euro 2024 dhe do të jetë në grup me Zvicrën, Skocinë dhe Gjermaninë. /Telegrafi/