Barcelona raportohet se ka vënë si prioritet për verë transferimin e qendërmbrojtësit të Paris Saint-Germainit, Marquinhos.
Braziliani ka pasur 28 paraqitje sivjet për kampionin francez dhe më shumë se 100 në total që nga transferimi i tij nga Roma më 2013.
21-vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga Franca gjatë sezoneve të fundit, ndërsa tani sipas “AS”, Barça beson në kompletimin e një marrëveshjeje në fund të sezonit.
Sipas këtij raportimi, kanë nisur negociatat e para për mbrojtësin, që ka kontratë me Parisin deri më 2018.