Site icon Telegrafi

Pothuajse e gjithë skuadra e Barcelonës është në shitje

Barcelona e sezonit të kaluar

Barcelona thuhet se po planifikon që në këtë verë të bëjë një revolucion të madh në skuadër.

Skuadra katalunase është duke tentuar që të rikthejë Neymarin në Camp Nou dhe të transferojë Lautaro Martinezin nga Interi.

Por, për të realizuar këto dy transferime të mëdha, Blaugranasëve u duhen shuma të majme, derisa janë në krizë financiare shkaku i coronavirusit.

(Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Sipas gazetarit të RAC, Gerard Romero, Barcelona e ka vënë në shitje pothuajse të gjithë skuadrën dhe po planifikon që të ndërtojë një ekip të ri.

Messi, Lautaro dhe Neymar do të jenë në krye të kësaj skuadre, derisa për pjesën tjetër ende ka dyshime se kush duhet të vazhdojë e kush jo.

Lexo po ashtu Neymar 'shpërthen' në lot derisa flet për Lionel Messin dhe për kohën që kishte kaluar te Barcelona

“Barcelona konsideron shitjen e një pjese të madhe të lojtarëve. Disa lojtarë refuzojnë që të largohen, por klubit i duhen investime”, ka shkruar Romero.

Antoine Griezmann, Junior Firpo, Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Arthur Melo e Philippe Coutinho e disa të tjerë janë në listën e largimeve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version