Site icon Telegrafi

Sot do të mbahet protestë e Sindikatës së Pavarur të Policisë së RMV-së

Sindikata e pavarur policore (SPP) bëri thirrje për një tubim publik sot në orën 10:00 të mëngjesit përpara Hotelit Vip (Panairi) me kërkesa për rritjen e pagave, një marrëveshje të re kolektive në MPB, të drejta më të mira dhe kushte më të mira për jetesë.

“Kërkesat e SPP-së në lidhje me protestën e paralajmëruar janë: njohja e SPP-së si një sindikatë përfaqësuese në MPB, një marrëveshje e re kolektive në MPB dhe policia pyjore, kushte dhe të drejta për një jetë më të mirë, qeverisja e drejtësisë në MPB, ndalim të hesapeve me përfaqësuesit e sindikatave, rritje të pagave prej 25% në polici, polici pyjore, polici të burgjeve dhe policinë gjyqësore. Ne presim që më shumë se 500 punonjës të marrin pjesë në këto tubime publike”, thanë organizatorët./Telegrafi/

Exit mobile version