Në kuadër të praktikës së promovimit të ofertave turistike të Ohrit në metropolet evropiane, sot prezantim u mbajt në kryeqitetin Rusisë. Në hotelin “Unaza e artë” në qendër të Moskës u mbajt takimi promovues i përfaqësuesve të Komunës së Ohrit, në të cilin morën pjesë operatorë rus, agjenci turistike, gazetarë dhe ambasadorë të vendeve ballkanike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori i Maqedonisë në Rusi, Goce Karajovanov, para mysafirëve i prezantoi ofertat që Qeveria e Maqedonisë i ofron për të tërhequr turistët e huaj në Maqedonisë.
Ky takim ishte i përcjellur edhe me prezantime me video, në të cilat u prezantuan bukuritë e Ohrit dhe në veçanti oferta turistike e Ohrit. Në kuadër të tërheqjes së turistëve nga gjithë destinacionet e mundshme, Komuna e Ohrit planifikon në shtator të organizojë udhëtim promovues për prezantimin e ofertës turistike të Ohrit./Telegrafi/