Potenciali turistik i Maqedonisë, me theks të veçant në sferën e turizmit rajonal, kulturor dhe të verës, u promovua në Panairin e turizmit ”MITT” që mbahet në Moskë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) thonë se stenda e Maqedonisë është vizituar nga gazetarë dhe operatorë turistik, përqëndrimi i të cilëve janë turet turistike në Ballkan.
Panairi i turizmit në Moskë, që zgjatë nga 14 deri 16 mars, ofron prezantim për 1.600 kompani, operatorë turistik të huaj, media dhe veprimtarë të ndryshëm të turizmit./Telegrafi/