Telegrafi

Potenciali turistik i Maqedonisë prezantohet në Kazakistan

Kryetari i odës turistiko-hoteliere pranë Lidhjes së odës ekonomike, Arkan Kerim, do t’i prezantojë mundësitë turistike të Maqedonisë para operatorëve më të mëdhenj turistik të Kazakistanit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kerim merr pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit në Kazakistan, ku prezantohen komplekset lidere turistike dhe puna e tyre, si edhe praktikat e mira për përparimin e hitelierisë dhe turizmit, si një nga shtyllat mbajtëse të ekonomisë së çdo vendi./Telegrafi/