Site icon Telegrafi

Potencialet turistike të Maqedonisë prezantohen në panair në Itali

Potencialet turistike të Maqedonisë janë prezantuar në manifestimin turistik dhe afarist ndërkombëtar “TTG-Incontri”, i cili mbahet në Rimini, Itali.

“Sektori turistik nga Maqedonia detektoi interes të rëndësishëm tek subjektet afariste italiane, duke e prezantuar vendin si destinacion tërheqës dhe potencial i cili ofron mundësi për bashkëpunim dhe rrjetëzim të faktorëve turistik midis këtyre dy vendeve”, njoftoi Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit e Republikës së Maqedonisë (APMT), e cila në bashkëpunim me sektorin privat katër vite me radhë merr pjesë në këtë V2V panair për turizëm.

Përfaqësuesit e APMT-së gjatë panairit kanë realizuar takime me më shumë se 20 blogerë turistik të cilët janë shumë të rëndësishëm për tregjet në zhvillim, duke e prezantuar gjënë më unike dhe më të vlefshme nga vendi, me çka ndikojnë në zgjedhjen e destinacionit tek turistët italianë. I kanë ftuar ta shijojnë dhe përjetojnë autentiken dhe lokalen nga Maqedonia, përmes organizimit të udhëtimeve informative nëpër vend.

Sipas APMT-së, prezantimi i Republikës së Maqedonisë në panairin për turizëm në Rimi, paraqet kontribut i rëndësishëm për turizmin dhe rritjen e numrit të turistëve nga tregu turistik italian.

Në edicionin e 54-të të “TTG-Incontri” programin e tyre turistike e prezantojnë mbi 130 destinacione turistike dhe mbi 1000 tur-operatorë, të cilët tërheqin rreth 52.000 vizitorë. Për madhësinë e panairit kontribuon edhe pjesëmarrja nga mbi 64.000 profesionistë nga sfera e turizmit, 700 gazetarë, 300 blogerë. Mbahen konferenca dhe seminare trajnimi, marrin pjesë një numër i madh i instituteve hulumtuese, kompani ajrore, parqe kombëtare dhe natyrore, brende të hoteleve, kompani për promovim dhe marketing dhe profesionistë të tjerë nga industria turistike./Telegrafi/

Exit mobile version