Këngëtarja Lindia Halimi sapo ka përfunduar suksesshëm performancën e saj në gjysmëfinalen e parë të “Eurovision 2017”.
Ajo këndoi e katërta këngën “World”, ndërsa vetëm pak çaste para daljes në skenë në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, këngëtarja rrëfeu emocionet e skenës duke kërkuar edhe mbështetjen e të gjithë shqiptarëve.
Lindita mban kodin “04” dhe të gjithë shqiptarët nga diaspora kanë mundësinë të votojnë, duke dërguar këtë kod, në numrat e mëposhtëm për çdo shtet përkatës.
Votimi hapet në fund të të gjitha performancave dhe zgjat vetëm 15 minuta.
Iu bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve jashtë vendit që ta mbështesin Lindën duke e votuar sa më shumë, që të mund ta prek finalen e madhe të “Eurovison 2017”. /Telegrafi/