Telegrafi

Poston një fotografi nga Kalimashi, Pacolli: Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, bashkëndjen me banorët e Shqipërisë, në këto momente të vështira, kur shumë zona janë përfhirë nga zjarret.

Pacolli, postoi një fotografi të Kalimashit, ku shihet se si zjarri e ka kapluar atë zonë.

“Forcat e Shqipërisë dhe të Kosovës janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit, zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri.

Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona!”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/