Scott Hall, legjendë e mundjes në kategorinë WWE nga Shtetet e Bashkuara, e ka postuar një fotografi ku tregon se si e ka stolisur bredhin për festat e fundvitit.
Por, 58-vjeçari e ka futur në imazh edhe televizorin që shfaqte film pornografik, transmeton Telegrafi.
Pasi e ka vërejtur këtë pjesë të turpshme, ai e ka hequr fotografinë nga rrjeti social.
Mirëpo, për aq kohë sa ka qenë e postuar ka marrë disa komente.
“Në vend të këngëve me zile, më mirë skena me plot aksion”, është një koment për rastin. /Telegrafi/