Telegrafi

Poston fotografi me pizhamet elegante, por më pas turpërohet keq (Foto)

Një grua nga Skocia, e ka bërë një ‘selfie’ para pasqyrës, për të treguar pizhamet elegante që sapo i ka blerë.

Por, Shannon Brown është turpëruar më vonë, kur ka kuptuar se në materialin e bardhë ka disa figura që nuk janë aq të përshtatshme, transmeton Telegrafi.

Në fakt, në rrobat e natës nga Ann Summers ka disa ilustrime në ‘aksion’.

“Pasi e postova fotografinë në Twitter, një shoqe më kërkoi që t’i shikojë nga afër këto dizajne. Atëherë e kuptova që kisha veshur pizhame, ku njerëzit ishin duke kryer marrëdhënie seksuale”, ka shkruar ajo, pasi e ka hequr fotografinë. /Telegrafi/