Para se të dilte në mbrëmje, një vajzë e quajtur Alyssa nga New Orleansi i Shteteve të Bashkuara, e ka postuar në Twitter fotografinë ku tregon fustanin e ri.
Veshja elegante ia zbulon shumë këmbët dhe gjoksin, duke ia shfaqur trupin e bukur, por vëmendja tash është diku tjetër, transmeton Telegrafi.
Dhoma saj e gjumit, ku ajo kishte bërë‘selfie’ para pasqyrës, është dukur shumë “interesante”. Rroba, këpucë, kozmetikë dhe gjësende tjera ishin të shpërndara nëpër dysheme…
Shumë shikues e kanë kritikuar atë, duke konsideruar se më mirë do të ishte ta pastronte dhomën, sesa të dilte në mbrëmje. Madje, dikush e ka realizuar edhe një editim, duke e shfaqur atë në një dhomën të rregulluar si duhet.
“Kjo nuk është e vetmja, shumë femra duken elegante, ndërsa shtëpitë e tyre janë si mos më keq”, është komentuar ky rast. /Telegrafi/