E veja e Kobe Bryant, Vanessa, vazhdon ta ketë të vështirë ta pranojë tragjedinë që ndodhi në familjen e saj, ndërsa është kujdesur që t’ua japë një këshillë njerëzve tjerë.
Legjenda e basketbollit ndërroi jetë në një aksident me helikopter në moshën 41 vjeçare, ndërsa bashkë me të ishte edhe vajza 13 vjeçare e çiftit, Gianna, si edhe shtatë njerëz të tjerë.
Dhe derisa është në zi për humbjen e madhe, Vanessa, e cila i ka edhe tri vajza të tjera me Bryant, e ka publikuar një fotografi me të ndjerin në rrjetet sociale dhe e ka shoqëruar me një mesazh zemërthyes.
“Me dashurinë time Kobe. Shijojeni çdo sekondë pranë të dashurve tuaj, sepse kurrë nuk e dini se kur mund të largohen nga kjo botë”.
“Shpërndajeni mesazhin tim. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që na jepni”, ka shkruar Vanessa në Twitter. /Telegrafi/
https://twitter.com/VanessaBryantKG/status/1224570979663466496