Telegrafi

Postimi kundër Trumpit që shënoi rekord në historinë e Facebook-ut

Brandon Stanton ka pushtuar rrjetet sociale me faqen e tij “Humans of New York”, ku shfaqen historitë e njerëzve të zakonshëm. Ai është angazhuar edhe rreth krizës së refugjatëve, por duke mos u përzier në politikë. Megjithatë, Donald Trump e shtyri atë ta publikojë një status që ka hyrë në historinë e Facebook-ut.

Publikimi ku shfaq përvojat e tij me refugjatët, myslimanët dhe kritikat ndaj kandidatit për president amerikan, Donald Trump, u bë më i shpërndari në historinë e Facebook-ut, me një milionë e 110 mijë “share” (numër ky që vazhdimisht po ndryshon). Po ashtu, postimi ka marrë 2.2 milionë pëlqime (like), e mbi 67 mijë komente, transmeton Telegrafi.

Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Zotëri Trump,

Me të gjitha forcat jam përpjekur për mbetur apolitik. Kam refuzuar intervistimin e disa kolegëve tu – kandidatë presidencialë. Nuk kam dashur ta rrezikoj qëllimin tim të mirë duke marrë anë në zgjedhjet grindavece. Mendova se ‘ndoshta koha nuk është e duhur’. Por, po e kuptoj tash se nuk ka kohë të duhur për të kundërshtuar dhunën dhe paragjykimet. Koha është gjithmonë tash. Sepse, bashkë me miliona amerikanë tjerë, kam kuptuar se për të të kundërshtuar ty, ky nuk është më vendim politik. Kjo është çështje e moralit.

Kam parë se kthen ‘cicërimat’ (Twitter) ndaj imazheve raciste. Kam parë se kthen ‘cicërimat’ ndaj gënjeshtrave raciste. Kam parë se si ju duhen 48 orë për të mohuar epërsinë e bardhë. Ju kam përcjellë kur me gëzim e nxisni dhunën dhe premtoni të ‘paguani tarifat ligjore’ të atyre që kryejnë dhunë në emrin tuaj. Kam parë se si e mbroni përdorimin e torturës dhe vrasjen e familjeve të terroristëve. Kam parë se si me kënaqësi tregoni ekzekutimet e myslimanëve me plumbat e zhytur në gjak derri. Ju kam parë tek krahasoni refugjatët me ‘gjarpërinjtë’ dhe thoni se ‘Islami na urren.’

Unë jam gazetar, zotëri Trump. Dhe, gjatë dy viteve të fundit kam bërë intervista të gjëra me qindra myslimanë, të zgjedhur në mënyrë të rastësishme, në rrugët e Iranit, Irakut dhe Pakistanit. Unë kam intervistuar edhe qindra refugjatë sirianë dhe irakianë nëpër shtatë vende të ndryshme. Dhe, mund të konfirmojë se urryesi jeni ju.

Ata nga ne që ua kanë kushtuar vëmendjen nuk do të lejojnë ta bëni veten ‘brand’. Ju nuk jeni ‘unifikues’. Ju nuk jeni ‘presidencial’. Ju nuk jeni ‘viktimë’ e urrejtjes që me lezet e ndizni me muaj të tërë. Ju jeni një njeri i cili ka nxitur paragjykimin dhe dhunën në ndjekje të pushtetit personal. Dhe megjithëse pa dyshim fjalët e juaja do të ndryshojnë gjatë disa muajve të ardhshëm, ju gjithmonë do të mbeteni ai që jeni.

Me respekt,

Brandon Stanton”, ka shkruar ai gazetari amerikan. /Telegrafi/

An Open Letter to Donald Trump:Mr. Trump,I try my hardest not to be political. I’ve refused to interview several of…

Posted by Humans of New York on Monday, March 14, 2016