Postimi i fundit i yllit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe në Instagram, i ka hutuar të gjithë fansat.
Kampionët në fuqi të Ligue 1 u përballën me gjigantin e Bundesligës, Bayern Munich, në ndeshjen e tetës së finales Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.
Mbappe filloi ndeshjen nga banka rezervë, pasi pësoi një lëndim në muskuj së fundmi, duke lënë Neymar dhe Lionel Messi të ngarkuar me depërtimin e mbrojtjes së Bayernit.
Por, PSG pësoi humbje në shtëpi, pasi ish-lojtari i tyre Kingsley Coman shënoi në minutën e 53-të për t’i dhënë skuadrës së Julian Nagelsmann një avantazh të ngushtë 1-0 në ndeshjen e parë.
Me punën për të bërë në ndeshjen e dytë, Mbappe hyri në Instagram për t’u dërguar një mesazh fansave të tij pas paraqitjes zhgënjyese kundër Bayernit.
Pasi ka postuar një mesazh në frëngjisht, sensori i përkthimit në Instagram i ka hutuar të gjithë fansat.
Mbappe ka postuar një foto me një mesazh ku shkruhej: “Tout reste à faire…” që normalisht do të përkthehej në “Gjithçka mbetet e hapur…”.
Megjithatë, mesazhi u përkthye çuditërisht si “Gjithçka duhet bërë… Skuadra e Manchester United tani është në @psg”.
Natyrisht, tifozët e Manchester United reaguan shpejt ndaj këtij gabimi.
Një tifoz shkroi: “A do të thotë kjo që Katari po na blen dhe Mbappe po bashkohet gjithashtu?”.
I dyti shtoi: “Vëlla, ky përkthim më ngatërroi. Kam nevojë për ndihmë!”.
Dikush tjetër komentoi: “Ai sapo erdhi në Manchester United”.
Fakti që ylli i United, Marcus Rashford komentoi në postim, vetëm sa do t’i shtojë benzinë zjarrit mes të gjitha spekulimeve për pronarët e rinj të mundshëm të klubit.
Është raportuar se emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani pritet të nisë një ofertë për të blerë United pasi familja Glazer e ka nxjerrë klubin në shitje.
Për momentin, emiri që zotëron PSG-në përmes Katar Sports Investments, dëshiron ta blejë Manchester Unitedin. /Telegrafi/
Instagram translating Kylian Mbappe’s caption on his latest post 👀😂 #MUFC pic.twitter.com/KZgN15g6B7
— MUFC Scoop (@MUFCScoop) February 14, 2023