Telegrafi

Postimi emocionues i Isa Mustafës për rrënimin e shtëpisë në të cilën jetoi mbi 40 vite

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se e ka rrënuar shtëpinë në të cilën ai dhe familja e tij kishin jetuar për më shumë se 40 vite në Prishtinë.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, duke shpërndarë  fotografi të shtëpisë në të cilin kishin jetuar në pjesën e kryeqytetit  të Xhamia e Llapit, ka shkruar se në atë truall kishin jetuar që nga viti 1956.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Në këtë shtëpi, deri dje, jetuam me familjen time mbi dyzetë vitë, e në këtë truall nga viti 1956. Këtu lindën Arbeni, Afërdita, Besniku. Mbesat Lira, Era e Nina dhe nipi Alpi. Lindi edhe Blerina, vajza e tim vëlla.
Sot shtëpia ime shembi shtatin në bredhat që e rrethuan”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/