Telegrafi

Postimi i Astorit në vitin 2012 dedikuar Morosinit pas vdekjes: Të bashkuar në qetësi për Marion

Dikush mund të befasohet për gjithë këtë bujë pas vdekjes së Davide Astorit, por e gjitha kjo vije pasi italiani ishte një shembull pozitiv dhe njëri i respektuar në Itali.

Kapiteni i Fiorentinës u gjend i vdekur në hotelin e skuadrës, teksa Viola ishe duke pushuar para ndeshjes ndaj Udineses.

Lexo po ashtu Skenari i gjithë asaj që ndodhi në Serie A pas vdekjes së Astorit: Lojtarët refuzonin të luanin, vështirësitë për ta shtyrë derbin Milan-Inter dhe problemi për një orar të ri

31-vjeçari ishte një profesionit i vërtet dhe për nder të kësaj gjitha ndeshjet e Serie A dhe Serie B u ndaluan.

Davide Astori në ndeshjen mes Genoa dhe Fiorentinas më 17 dhjetor 2017 (Foto: Getty Images)

Një gjë e tillë ndodhi pothuajse gjashtë vite më parë, kur mesfushori i Livornos, Piermario Morosini, kishte humbur ndjenjat në fushë dhe pastaj kishte ndërruar jetë. Ngjarja në fjalë kishte ndodhur në ndeshjen ndaj Pescaras në prillin e 2012 dhe në vikendin e atëhershëm ishin ndalur ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar.

5 janar 2010: Piermario Morosini kur ishte pjesë e Regginas (Foto: Getty Images)

Normalisht që për çdo gjë ka dy anë, edhe në raste të tilla ka tifozë që nga dëshira e madhe për të parë skuadrën e tyre në fushë, harrojnë anën njerëzore dhe janë kundër që ndeshjet të anulohen.

Lexo po ashtu Sanchez tronditet kur i tregojnë se Astori ka vdekur, ish-mesfushorin e Fiorentinas nuk e mbajtën këmbët

Më të dhimbshme vdekjen e Astorit e bën postimi i tij në Twitter më 14 prill, menjëherë pas vdekjes së Morosinit, italiani atëherë pjesë e Caglierit ishte pro shtyrjeve të ndeshjeve.

“Mos zhvillimi i ndeshjeve nuk ka rendësit, tani të bëhemi gjithë së bashku dhe në qetësi të kujtojmë Marion”, kishte shkruar Astori.

31-vjeçari kishte ndalur përdorimin e Twitterin në vitet e fundit, por pas vdekjes së tij shumë njerëz kanë filluar ta vizitojnë profilin e tij për ta kujtuar atë. /Telegrafi/