Telegrafi

Postimet satirike dhe ironizuese të estradës ndaj Serbisë, pas fitores së Zvicrës

Foto: Getty Images

Serbia është mposhtur mbrëmë (e premte) nga Zvicra në rezultat 2-1, falë dy super golave të shënuar nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Kjo lojë ka qenë shumë e diskutuar gjithandej në rrjetet sociale, teksa miliona shqiptarë u bënë krenarë me performancën e djemve shqiptarë.

Shumë prej figurave publike në vend shprehën mirënjohjen e tyre përmes rrjeteve sociale.

Disa prej tyre zgjodhën një formë satirike për të festuar, teksa pati edhe nga ata që me ironi kanë shkruar kundrejt serbëve.

Në vazhdim, ju sjellim disa prej postimeve më interesante të yjeve shqiptarë.

Fatmir Spahiu

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, menjëherë pas ndeshjes publikoi një video në rrjetin social Instagram, ku shfaqej teksa hidhte fishekzjarre me disa prej miqve të tij.

“Me takat, me mundësi”, përsëriste ai gjatë videos, referuar faktit se fishekzjarret e tij ishin të vogla, por të mjaftueshme për të festuar.

Zanfina Ismaili

Foto: Zanfina Ismaili/InstaStory

Këngëtarja Zanfina Ismaili arriti t’i bëjë të gjithë ndjekësit e saj në Instagram për të qeshur pas përfundimit të ndeshjes.

Ajo hodhi në InstaStory një fotografi të sajën dhe nipit të saj, Uliksit. Zanfina kishte të drejtuar kah kamera gistin e mesit, teksa i vogli Uliks dukej në mendime, sikur hamendësonte dy golat e shënuara mbrëmë.

Kjo fotografi satirike i ka bërë me humor ndjekësit e saj.

Vesa Luma

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Këngëtarja Vesa Luma e ndoqi nga Zelanda e re ndeshjen e mbrëmshme, vend në të cilin ajo jeton prej muajsh me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Ajo vendosi të reagojë përmes një shkrimi në InstaStory, duke treguar komentet negative të serbëve dhe mesazhet kërcënuese vijnë si pasojë e humbjes.

Tutje, me sarkazëm këngëtarja ka shkruar se është krenare me kombëtaren e saj, ndërsa thotë se po e shijojnë ndeshjen në Rusi duke ngrënë çokollata të Zvicrës.

Postime të tilla satirike dhe ironizuese si këto pati shumë gjatë natës së mbrëmshme nga yjet në rrjetet sociale. /Telegrafi/