Site icon Telegrafi

Postimet e fundit të Britney Spears – fansat e këngëtares të shqetësuar, pretenduan se mund të ishte në rrezik apo të kishte vdekur

Britney Spears ka hedhur poshtë një mister që habiti shumë nga fansat dhe ndjekësit e saj dhe ringjalli teoritë e përheshme të konspiracionit që pretendojnë se nuk është përgjegjëse për llogaritë e saj në rrjetet sociale, madje shumë njerëz besojnë se ajo mund edhe të ketë vdekur.

Të martën, ylli i muzikës pop, 41-vjeçe, postoi disa foto dhe video gjysmë nudo, për të cilat tha se u realizuan në Meksikë, pavarësisht se javën e kaluar pretendoi se po udhëtonte për New York.

Por burimet për TMZ theksuan se këngëtarja kishte gënjyer për t’iu shmangur fotografëve që mund të ishin në çdo hap pas saj, gjersa kjo bëri që disa fansa të mendonin se ishte në rrezik apo edhe të kishte vdekur.

Britney Spears (Foto: Instagram)

Një video gjysmë nudo e fshirë e Britneyt, e shpërndarë menjëherë pas njoftimit të udhëtimit të rremë javën e kaluar, thuhet se është marrë ndërsa ishte në Meksikë, dhe postimet më të reja të Britney që ajo i përshkroi si nga Meksika duket se tregojnë të njëjtin ambient.

Teoritë e fansave se artistja nuk ka postuar materialin e saj në Instagram duket se kanë lindur nga ata që nuk mund ta besonin se natyra e çrregullt e postimeve të saj, megjithëse ato nuk janë një ndryshim i madh nga sjellja e saj në muajt e fundit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Britney Spears

Por udhëtimi fantazmë në New York duket se ka shqetësuar edhe disa ndjekës.

Britney Spears (Foto: Instagram)

Fansat u shqetësuan se postimet e saj që ajo ia atribuoi Meksikës ishin thjesht materiale më të vjetra pasi ajo pretendoi se po fluturonte për në New York.

Por burimet gjithashtu i thanë TMZ se udhëtimi në New York ishte i gjithi një mashtrim, dhe ajo dhe Sam gjithmonë planifikonin të shkonin në Meksikë për pak argëtim nën diell.

Britney Spears dhe Sam (Foto: Instagram)

Një element tjetër që ngatërroi disa nga fansat më konspirativë të Britneyt ishte prania e prindërve të saj Lynne, 67 vjeçe dhe Jamie Spears, 70 vjeç, të cilët udhëtuan për në Los Angeles javën e kaluar.

Megjithatë, ata nuk po shkonin për një emergjencë, apo ndonjë gjë që lidhet me Britney. Në vend të kësaj, të dy thuhet se ishin në qytet për të mbështetur vajzën e vëllait të Britney, Bryan Spears. /Telegrafi/

Britney Spears (Foto: Instagram)
Exit mobile version