Kerry Holmes dhe Jonathan Nobbs nga Lincoln i Anglisë, paguan afro 300 euro për një kamerë, të cilën do t’ia bënin dhuratë të bijës Imogen.
Por, prindërit janë për nëntë muaj në një betejë me kompaninë e dërgesave të shpejta, pasi postieri e futi pakon në shportën për mbeturina, e cila u zbraz në po të njëjtën ditë, transmeton Telegrafi.
“Në shportën ngjyrë kafe”, shkruan shkurt në dëftesën që ua la para derës së shtëpisë.
Mirëpo, shporta e destinuar për mjete të riciklushme ishte zbrazur bashkë me kamerën dhe ata mbetën duarthatë dhe po kërkojnë kompensim.
“Lënia para derës e një pakoje, që brenda ka mjet të shtrenjtë është e rrezikshme. Punonjësi ynë e la në shportë, për ta ruajtur prej hajnave”, është arsyetimi i kompanisë që merret me dërgesa. /Telegrafi/