Site icon Telegrafi

Postieri martohet me macen e vet

Uwe Mitzscherlich u martua me macen shtëpiake, sepse siç thotë, dëshiroi ta legalizojë lidhjen para se macja të niset në botën e përtejme, shkruajnë mediat gjermane.

Pasi që martesa me kafshë në Gjermani ndalohet me ligj, Uwe pagoi 300 euro një aktore televizive, e cila kreu ceremoninë e martesës dhe lidhi kurorën ndërmjet tyre, derisa binjaku i nuses Eriku ishte i pranishëm si dëshmitar.

Çifti edhe solemnisht u vesh për ceremoninë, kështu që Uwe veshi një smoking dhe kaplo cilindër, ndërsa Cecilia e dha “mjaun” e saj si pohim për martesën e veshur me fustan të bardhë.

“Cecilia është një kafshë aq e dashur, përkëdhelim njëri-tjetrin dhe gjithmonë fle me mua në shtrat. Zemrat tona rrahin si një e vetme, kjo është e papërsëritshme”, tha postieri nga Possendorfi. /Telegrafi/

Exit mobile version