Andrew Wingrave është ankuar te kompania Amazon, se një punonjës i tyre e ka kryer nevojën në hyrjen e shtëpisë së tij, që ndodhet në periferi të Londrës.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur ai ka lënë dërgesën dhe më pas është “zbrazur” në atë hapësirë.
“Sapo i jam nënshtruar një operimi dhe jam shumë i ndjeshëm, kam mundur të sëmurem nga fekalet e tij”, ka thënë Wingrave lidhur me rastin.
Por, ankesa e tij është shqyrtuar nga kompania, të cilët kanë kërkuar falje dhe dërguan ekipin për dezinfektimin e hapësirës. /Telegrafi/
https://youtu.be/ZmKiOBYHTL0