Postieri 58-vjeçar Alan Wakley është kafshuar nga gjarpri kur e kishte futur dorën në kutinë postare, raporton “The Sun”.
Ai guximshëm thithi helmin. Gjarpri u largua, por shefat e shërbimit postar “Royal Mail” mbyllën kutinë postare dhe vendosën një vërejtje në të.
“Më bëri të kërcej nga vendi. Besoj se gjarpri ishte po aq i shokuar sa edhe unë”, ka thënë Wakley.