Site icon Telegrafi

Postieri ia hodhi pakon përmes dritares së tualetit, por nuk përfundoi si duhet (Foto)

Postman delivering mail --- Image by © Royalty-Free/Corbis

Sam Cooke nga Mançesteri i Anglisë ka mbetur i befasuar kur e ka parë në guaskën e tualetit, pakon që kishte porositur përmes internetit.

Postieri ka menduar se më sigurt do të ishte t’ia linte brenda, por kutia që përmbante ngjyrë për printer, përfundoi në një vend të papërshtatshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, qesja që e mbështjellëse, e ka mbrojtur që mos t’i hyjë uji dhe asgjë nuk është dëmtuar.

Pakoja në tualet

“Pakon e gjeta në guaskë dhe ishte e tëra në ujë. Pasi nuk është dëmtuar, nuk planifikoj të ankohem në shërbimin e postës”, ka shkruar Cooke.

Në anën tjetër, shikuesit kanë lënë komentet të ndryshme, pasi e kanë konsideruar si ngjarje të pazakontë.

“Më mirë në tualet, se sa ta linte para derës dhe të vidhej nga aty”, është një koment që e shoqëron këtë ngjarje. /Telegrafi/

Exit mobile version