Telegrafi

Postieri fsheh mbi 20.000 letra

Postieri është zënë ‘me pelë për dore’ kur fqinji i tij e ka parë se në kontejnerin e mbeturinave po hidhte postën dhe ka thirrur policinë.

"Vlen të përmendet se postieri 23-vjeçar në fjalë nuk është munduar që as vetvetes t’i dërgoj postën", thuhet në njoftimin e policisë.

Hulumtuesit policorë kanë gjetur në kontejnerin e mbeturinave kuti me postë të padërguar. Edhe më shumë letra të fshehura ata kanë gjetur në bodrumin dhe banesën e postierit.

Mashkulli i ka pranuar policisë se ka mbetur aq prapa me punën e tij sepse ka qenë “shumë i lodhur dhe tepër i ngarkuar” saqë edhe në mbrëmje kur kishte të kryej shkollim shtesë duhej të kryente pjesën e mbetur.

Janë nevojitur dy kamionë që grumbulli i 20.000 letrave dhe postës tjetër të cilat ky skocez ‘harrestar’ i ka bërë bashkë prej muajit gusht të vitit 2007 të dërgohen në deponi të mbeturinave.