Telegrafi

Postierët e kompanive për dërgesa të shpejta, së bashku në një vallëzim të çuditshëm (Video)

Punonjësit e kompanive FedEx dhe UPS, të njohura për dërgesat e shpejta nëpër tërë botën, janë bashkuar për një vallëzim që po konsiderohet shumë i çuditshëm.

Gjithçka ndodhë në një magazinë, kur njërit i rrëzohet kutia nga anëtari i postës rivale, por ata nuk përleshen, transmeton Telegrafi.

Me nga katër punonjës në të dy anët, nisin të tregojnë lëvizjet e tyre të vallëzimit, derisa në fund dërgesën e merr dikush tjetër.

“Tash po e kuptoj pse shumë gjëra më vijnë të dëmtuara, mallrat e porositura duket se më parë kalojnë nëpër grupe vallëzimi”, është një koment lidhur me rastin.

Pos shpërndarjen në rrjetet sociale, ky filmim nuk është lansuar zyrtarisht nga ndonjëra prej kompanive. /Telegrafi/