Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani pas posterave të shpërndarë kundër ish-nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radoiçiqit tha se ekziston vullneti i serbëve të veriut për t’u liruar nga ajo parti.
Ramadani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës konstatoi përmes MPB-së se Lista Serbe me Serbinë organizuan sulmin terrorist.
“Thuaji JO organizatës terroriste (Listës Serbe) dhe mos e financoni Listën Serbe!
Posterët e shpërndarë në disa hapësira në veri të Kosovës mund të nënkuptojnë që potencialisht ekziston vullnet i serbëve të veriut për t’u liruar nga Lista Serbe, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023.
Qeveria e Kosovës konstatoi – përmes MPB – se Lista Serbe me Serbinë organizuan sulmin terrorist”, ka thënë Ramadani.
Ai tha se Lista serbe është financuar nga shteti i Kosovës me 360 mijë euro më 12 janar 2024.
“Edhe më tutje, ky vendim i KQZsë (d.m.th shtetit) nuk u shfuqizua. A thua si ndihen këta që i dhanë 360 mijë Listës Serbe? Asnjë fjalë institucionet! Çele gurin gojën”, ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/