Federata e Basketbollit të Kosovës, në krye me Erolld Belegun, vazhdon ta rifreskojë stafin udhëheqës të saj.
Kështu, FBK ka emërtuar Faton Kurshumliun si Komisar i Garave për grupmoshat e reja dhe Koordinator Teknik të FBK-së, përgjegjës për koordinim të trajnimeve dhe zhvillimin profesional të referëve të angazhuar në garat e zhvilluara nën ombrellën e FBK-së.
Ndërsa Bajrush Ademi, i cili në muajin e fundit ishte si ushtrues detyre të Komasirat të Garave, do të vazhdojë ta mbajë këtë post edhe më tej për ETC Superligën, Ligën e Parë (meshkujt) dhe Ligën e Femrave. /Borozani/Telegrafi/