Telegrafi

Posta nderon futbollistët kosovarë

Për nder të anëtarësimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, Posta e Kosovës ka lëshuar të premten në qarkullim dy pulla postare me vlerë nominale €2.10, €1.30 si dhe Zarfin e Ditës së Parë.

Emetimi i pullave bëhet në prag të ndeshjes së parë të përfaqësueses së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit.

Pamja e pullave postare dhe emetimi janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Futbollit të Kosovë (FFK).

Pranimi i Kosovës në familjen evropiane dhe botërore të futbollit, UEFA dhe më pas në FIFA, janë ndër të arriturat më të mëdha historike për shtetin tonë.
Talentet e shumtë të Kosovës në futboll do të na bëjnë të ndihemi krenar me sukseset e tyre në fushën e gjelbër.

Futbolli është ndër sportet kryesore që ndikon në përmirësimin e imazhit dhe reputacionit të Republikës së Kosovës.

Filatelia e Postës së Kosovës edhe në të ardhmen do të nderojë dhe promovojë të arriturat në sportin kosovar.