Site icon Telegrafi

Posta me zyre në objektin e Komunës në Gjilan

Posta e Kosovës ka hapur të mërkurën një zyrë postare në objektin e Komunës së Gjilanit në të cilën mund të kryhen të gjitha pagesat për shërbimet që ofrohen në këtë komunë.

Këtë zyrë e kemi përuruar së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, të cilin e falënderoj shumë për bashkëpunim korrekt dhe gatishmërinë e tij që së bashku me Postën e Kosovës qytetarëve të Gjilanit t’u ofrojmë shërbimin tonë të pagesave. Ata nuk kanë më nevojë të bredhin nga një zyrë në tjetrën sepse ne ua mundësuam të kryejnë të gjitha shërbimet brenda një objekti.

Gjilani është komuna e katërt në Kosovë, që në bashkëpunim me Postën e Kosovës, u ka ofruar qytetarëve këtë shërbim të dobishëm, me provizionin më të ultë në vend. Muajve të fundit, zyra postare janë hapur edhe në objektin e komunës së Prishtinës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Edhe një herë ju bëj thirrje të gjithë kryetarëve të komunave tjera, të gjitha institucioneve publike që kanë nevojë për shërbimin e pagesave se Posta e Kosovës është e gatshme ta zgjeroj këtë projekt. /Telegrafi/

Exit mobile version