Site icon Telegrafi

Posta hap konkurse të jashtëligjshme

Kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka vendosur të shpallë dy konkurse për të punësuar staf të ri në kompaninë që ai drejton. Konkurset Hoxha ka vendosur t’i shpallë duke mos përfillur rekomandimet për anulim nga Komisioni i Auditimit, i cili është organi kryesor kompetent.

Këto konkurse të shpallura në fillim të muajit gusht 2015 e nga të cilat pritet të punësohen rreth 18 persona, janë edhe në kundërshtim me planin e biznesit të Postës për vitin 2015, shkruan Zëri.

Por, pavarësisht kësaj, kryeshefi Hoxha ka vazhduar duke mos përfillur as Njësinë për Monitorim, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, e cila kishte rekomanduar që të kihet kujdes me punësime ngase Posta operon me humbje financiare të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version