Site icon Telegrafi

“Posta e Maqedonisë” me sistem për ndjekjen e blerjeve online

“Posta e Maqedonisë” do të zbatojë një risi në punën e saj. Prej tani çdo kush që porosit në internet, do të mund që dërgesën ta ndjek nëpërmjet internetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithë qytetarët që blejnë nga vendet e huaja, arritjen e dërgesave të tyre në “Postën e Maqedonisë” dhe realizimin e shërbimit do të mund ta ndjekin përmes sistemit të ndjekjes së dërgesave, e vendosur në web-faqen www.posta.com.mk”, informojnë nga “Posta e Maqedonisë”.

Me këtë thonë se, do të rritet siguria e dërgesave postare dhe me transparencë më të madhe do të eliminohen gjitha dyshimet për humbjen e qëllimshme të dërgesave.

“Mbetemi edhe më tej në anën e shfrytëzuesve tonë dhe i inkurajojmë që për gjitha dilemat ose pakënaqësitë të na kontaktojnë drejtpërdrejtë ose online”, thonë nga “Posta e Maqedonisë”./Telegrafi/

Exit mobile version