Site icon Telegrafi

Posta e Maqedonisë promovon motoçikletat

Posta, makedonska posta direkcija

Posta e Maqedonisë ka promovuar motoçikletat që janë të parapara për shpërndarjen e dërgesave postare, para së gjithash në viset rurale me konfiguracion kodrinor dhe malor si dhe për terene të rafshta në të cilat postierët kalojnë relacione më të gjata, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Motoçikletat janë me ngjyrë të verdhë, karakteristike për Postën e Maqedonisë, anësh së cilëve janë të vendosur sënduqet për bagazh, e që janë të forcuar në pjesën e pasme të motoçikletës. Kutitë mundësojnë bartjen e dërgesave me peshë maksimale deri 30 kg për sënduk.

Posta pret që furnizimi me këto motoçikleta dukshëm të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së dërgesës. Me këtë rast drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi, theksoi: “Pajisja në vazhdimësi e Postës së Maqedonisë ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve, e që do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që të kemi shfrytëzues të kënaqur dhe me këtë kompani të suksesshme”./Telegrafi/

Exit mobile version