Site icon Telegrafi

Posta e Maqedonisë kërkon falje për gafën me hartën e “Kroacisë së Madhe”

Posta e Maqedonisë-Shkupi ka kërkuar falje për një “gabim të paqëllimshëm” dhe “lëshime teknike” për publikimin e një pulle postare nga seria “Maqedonia Veriut në BE” me qëllim të shënimit të presidencës kroate me BE-në.

Pulla postare tregon hartën e gabuar të Republikës së Kroacisë dhe vendeve të tjera të rajonit, dhe për këtë arsye marka tërhiqet menjëherë nga përdorimi, që do të thotë anulimin e qarkullimit të përgjithshëm të lëshuar prej 6.000 (gjashtë mijë) kopje.

“AD” Posta e Maqedonisë së Veriut”- Shkup shpreh keqardhje për gabimin e paqëllimtë, veçanërisht pasi lëshimi i serisë së pullave postare” Maqedonia e Veriut në BE “përkon me 9 majin, Ditën e Evropës. Qëllimi ynë me këtë pullë postare ishte t’i shprehim mirënjohjen presidencës kroate me BE-në për ndihmën dhe mbështetjen që Republika e Kroacisë i jep vendit tonë, thuhet në deklaratën e Postës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Lexo po ashtu Posta e Maqedonisë shtyp pullë postare me hartën e Kroacisë së Ante Paveliqit

 

Exit mobile version