Site icon Telegrafi

“Posta e Maqedonisë” me automjete të reja

“Posta e Maqedonisë” sot u furnizua me 24 automjete “Pickup” dhe furgonë me bartje prej 2.5 tonëve për nevojat e kompanisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky investim është i rëndësishëm për përmirësimin e procesit teknologjik në ‘Postën e Maqedonisë’ dhe paraqet rritje të konsiderueshme të kapaciteteve të kompanisë. Me këtë furnizim do të përmirësohet cilësia e shërbimeve postare, përmes lehtësimit direkt të fazës së transportit të dërgesave. Përveç përmirësimit të shërbimeve, investimi do të ketë efekt edhe mbi përmirësimin e kushteve të punës gjatë fazës së transportit”, thuhet në kumtesën e postës.

Nga “Posta e Maqedonisë” gjithashtu theksojnë se udhëheqësia mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të saj në interes të qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version