Pas masave të fundit qeveritare, nga sot Posta e Kosovës ka vënë në funksion shtesë edhe shtatë zyra kujdestare, të cilat do të ofrojnë shërbime qytetarëve në qytetet/regjionet më të mëdha me orar nga ora 08:00 deri 22:30 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.
Ndërsa në zyrat tjera postare në çdo komunë, shërbimi për qytetarët ofrohet me orarin: 08:00- 16:00 çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunave.
– Prishtinë, Zyra Postare që objektin kryesor në lagjen “Dardania”
– Prizren, Zyra Postare në rrugën “Adem Jashari”
– Mitrovicë, Zyra Postare në rrugën “Afrim Zhitia”
– Pejë, Zyra Postare në rrugën “Mbretëresha Teutë”
– Gjakovë, Zyra Postare në rrugën “UÇK”
– Gjilan, Zyra Postare në rrugën “Adem Jashari”
– Ferizaj, Zyra Postare në rrugën “Dëshmorët e Kombit”
Posta thotë se pavarësisht gjendjes së pandemisë të COVID-19 në të cilën ndodhet edhe vendi ynë, kjo iu është përshtatur lirisë së lëvizjes së gjithë qytetarëve.