Posta e Kosovës së shpejti do të jetë e pranishme edhe në veri të Mitrovicës.
Përgatitjet tashmë janë në fazën finale, gjersa gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti sjell fotografi të objektit të Postës së Kosovës.
Sipas informatave që posedon Telegrafi, hapja e Postës së Kosovës pritet të bëhet gjatë kësaj jave.
Ndryshe, në Mitrovicën e Veriut po vazhdon hapja e bizneseve kosovare, të cilat deri tani nuk kanë operuar në këtë pjesë të qytetit. /Telegrafi/