Site icon Telegrafi

Posta e Kosovës që katër vite lansoi shërbimin financiar jobankar

Mbushën katër vite që Posta e Kosovës ka lansuar për herë të parë shërbimin financiar jobankar. Ky shërbim ka filluar me një numër të vogël të zyrave postare dhe me një numër po ashtu të vogël të pagesave.

Në Postën e Kosovës qytetarëve iu është mundësuar t’i kryejnë të gjitha shërbimet në një vend: pagesat e rrymës, ujit, mbeturinave, tatimi mbi pronë, shërbimet e pagesave të studentëve, pagesat për shërbime të internetit, si dhe të gjitha llojet e taksave komunale. Përmes shërbimit financiar jobankar, Posta e Kosovës ka arritur që brenda kësaj periudhe katër vjeçare t’i kryen gjithsej 4,833,689 pagesa të ndryshme financiare. Ky projekt ka mundësuar edhe aplikimin për marrje të kredive, pagesën e kësteve të kredive, procedimin e asistencave sociale dhe shërbime tjera që nuk kanë ekzistuar më herët”, thuhet në njoftimin e Postës, përcjell Telegrafi.

Në fund, Posta njofton se është përgatitur që të filloj edhe me ofrimin e shërbimeve bankare. /Telegrafi/

Exit mobile version