Telegrafi

Posta do të shesë produktet e Lotarisë së Kosovës

Kryeshefi ekzekutiv i postës së Kosovës Sejdi Hoxha tha se Posta e Kosovës është e orientuar drejt konsumatorit dhe ofrimit të një game sa më të madhe të shërbimeve dhe produkteve për qytetarët e Kosovës. “Që nga ndarja e Postës nga PTK-ja moto e Postës së Kosovës është që tani e tutje të jetë e hapur për lansimin e produkteve dhe shërbimeve për të gjitha institucionet publike edhe ato private njëlloj si për Vala-n dhe Telekomin”.

Ai tha se posta ka më shume se 500 sportele në këto Zyra Postare të cilat do tí shfrytëzojmë për zhvillimin e shërbimeve postare por edhe për ofrimin e produkteve të kompanive të ndryshme të Kosovës. “Tani jemi ne fazën e aplikimit për marrje të licencës pranë BQK-ës për ofrimin e shërbimeve Financiare Jo-Bankare ku besoj se së shpejti të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë edhe në zonat më të largëta rurale të kryejnë pagesat e ndryshme si: faturat e ujit, faturat e energjisë, pensionet, etj. përmes Zyrave Postare”.

Kontrata e firmosur do të reflektoj pozitivisht për të dyja palët dhe ju siguroj se klientëve të Lotarisë së Kosovës do të ju ofrojmë shërbimin e plotë përmes zyrave postare të cilat janë shumë të frekuentuara dhe me një qasje serioze të punëtorëve të trajnuar për ofrimin e këtij shërbimi. /Telegrafi/