Site icon Telegrafi

Post Malones iu refuzua hyrja në një bar në Australi për shkak të tatuazheve

Post Malone

Post Malones iu refuzua hyrja në një bar në Australi gjatë fundjavës për shkak të kodit të këtij lokali, ku nuk lejohen tatuazhet fyese.

“Më larguan për tatuazhet e mia”, tha këngëtari, 27 vjeç, për West Australian të hënën.

“Unë kurrë nuk kam përjetuar vërtet diçka të tillë”.

Post Malone (Foto: Wire Image)

Pasi u detyrua të largohej nga bari, Malone u drejtua në një klub tjetër aty pranë, ku bleu pije nga fansat dhe festoi fundin e turneut të tij.

I nominuari për “Grammy”, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, është i mbuluar me tatuazhe të shumta, përfshirë këtu edhe gjithë fytyrën.

Lexo po ashtu Post Malone thotë se është ‘i lumtur dhe në gjendje të mirë shëndetësore’ mes shqetësimeve të fansave për humbjen në peshë

Së fundmi, ai i shtoi koleksionit duke i nxjerrë inicialet e vajzës së tij në ballë.

Post Malone (Foto: Wire Image)

Menjëherë pasi Malone foli për incidentin, QT Hotels ‘kërkuan falje’ për keqkuptimin.

“Në QT, ne synojmë të mirëpresim të gjithë dhe të festojmë veçantinë e secilit individ. QT është njohur për këtë për shumë vite”, thuhet në një deklaratë për DailyMail.

Post Malone (Foto: Wire Image)

“Megjithatë, të shtunën mbrëma, sigurimi nuk ushtroi diskrecionin e duhur dhe ne marrim përgjegjësinë e plotë për këtë. I kërkojmë sinqerisht ndjesë individëve të prekur”.

Kjo vjen pasi Post u komentua në masë të madhe për ndryshimin drastik në pamje. /Telegrafi/

Post Malone (Foto: Shutterstock)
Exit mobile version