Telegrafi

Post Malone thotë se është ‘i lumtur dhe në gjendje të mirë shëndetësore’ mes shqetësimeve të fansave për humbjen në peshë

Post Malone ka mbyllur pretendimet se është akoma në ndikim të drogës pasi fansat u shprehën të shqetësuar për humbjen e tij drastike në peshë.

Sipas TMZ, reperi – emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post – ‘insiston se është i lumtur dhe në gjendje të mirë shëndetësore’.

Burime pranë Malone, 27-vjeç, thonë për median se fansat e tij nuk kanë nevojë të shqetësohen sepse “ai nuk konsumon drogë apo nuk është i sëmurë”.

Post Malone (Foto: Wire Image)

Në fakt, ata thonë se kohët e fundit ka shtuar peshë për një rol në film, por që atëherë “i përmbahet një diete të rreptë dhe stërvitet”.

Përveç kësaj, reperi ka performuar në disa koncerte që nga shtatori, gjë që ka kontribuar edhe në humbjen e peshës së tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Post Malone

Babai i Malone, Rich Post, gjithashtu reagoi për paraqitjen e re të djalit të tij në rrjetet sociale.

Post Malone (Foto: Wire Image)

“I shëndetshëm ka qenë prej vitesh. Mendërisht dhe fizikisht”, ka komentuar ai.

Në fillim të kësaj jave, fansat u tronditën kur panë reperin e “White Iverson” duke u dukur shumë më i dobët pasi një video u shfaq në rrjetet sociale ku ai performonte “I Fall Apart” në Sydney, Australi.

Post Malone (Foto: Wire Image)

“Sapo pashë një video të Post Malone në një shfaqje. Ai duket keq. Ka humbur shumë peshë”, tha një fans.

“Jam paksa i shqetësuar sepse ke humbur shumë peshë. Qëndro i shëndetshëm”, shtoi tjetri.

“Ai duket më i shëndetshëm tani”, tha një tjetër fans. /Telegrafi/

Post Malone (Foto: Getty Images)